“Nokia” rikthehet me Music+

29/01/2013 00:00

Pas shitjeve të smartphone-ve “Lumia”, përmes të cilave ka arritur të
marrë frymë, “Nokia” po depërton sërish në treg me Music+, një azhornim
premium i shërbimit të saj të lëvizshëm me muzikë në streaming, me audio
më të mirë në rast wi-fi.

Aplikacioni i ri kushton 3.99 euro në muaj dhe konkurron kështu me ofertat e kompanive gjigande si “Apple” dhe “Amazon”.

“Muzika në versionin bazë do të vazhdojë të jetë gratis, pa ndërprerje publicitare dhe pa pasur nevojën e abonimit nga ana e përdoruesve të “Lumia””, thuhet në një komunikatë të kompanisë.

Të gjithë ata që përdorin Nokia Music mund të krijojnë playlistën e tyre me ndihmën e ekspertëve muzikorë dhe artistëve me famë ndërkombëtare, me mundësinë për t’i dëgjuar më pas edhe offline.

Top Channel