Joga, efikase kundër depresionit

29/01/2013 00:00

Joga është efikase kundër depresionit, të paktën të atij të nivelit të
mesëm, po aq sa janë ilaçet antidepresive ose psikoterapia.

Kështu thotë një studim i ri epidemiologjik i kryer nga Duke University mbi praktikën me origjinë orientale dhe efektin e saj ndaj sëmundjeve mendore.

Në një vëzhgim të kryer mbi 70 të moshuar, të gjithë të diagnostikuar si të sëmurë nga depresioni, 40 për qind e vullnetarëve kanë vënë re një përmirësim psikologjik pas 6 muajsh, me një seancë joge në javë.

Top Channel