Qyteti pushtohet nga shkuma e detit

28/01/2013 00:00

Pas zjarreve që shkaktuan miliona dollarë dëme, Australia dalëngadalë është duke hyrë në stinën e reshjeve, uraganëve dhe stuhive të shumta që godasin brigjet e këtij vendi.

E pikërisht në këtë periudhë, dallgët përplasen më fort në breg. Përplasjet shkaktojnë shkumën e detit. Fenomeni nuk është i rrallë, por e rrallë është të shohësh rrugët e qytetit të mbuluara nga shkuma e detit, sikur të kishte rënë dëborë.

Këtë ndjesi kishin qytetarët e Mooloolaba-s, një qytezë e vogël në Queensland të Australisë. Ata u ngritën të hënën dhe panë rrugët të mbushura me shkumë deti. Autoritetet ndërprenë qarkullimin në disa rrugë, ndërsa qytetarët nxituan të dokumentojnë me foto dhe filmime fenomenin e rrallë.

Top Channel