Wikipedia, probleme me “kuotën rozë”

26/01/2013 21:55

Wikipedia, enciklopedia online shumëgjuhëshe dhe e hapur për të gjithë, ka një problem me të ashtuquajturën “kuota rozë”. Mes kontribuesve të saj vetëm 9 për qind janë femra.

Një supremaci shtypëse dhe paksa e turpshme mashkullore ka bërë që Wikimedia, fondacioni nga ka lindur projekti, të mendojë krijimin e një faqeje për të rritur praninë e redaktoreve femra.

Faqja quhet “Teahouse” dhe synon të kthehet në një “vendtakim” për të pritur të gjithë dhe sidomos të gjitha. “Teahouse e Wikipedia është një forum që synon promovimin e sensit të komunitetit dhe mikpritjes së redaktorëve dhe publikuesve të rinj, që nga hapat e tyre të parë në platformën tonë, me mbështetjen e redaktorëve ekspertë”, thuhet në një komunikatë.

Nga analizat e para të bisedimeve mes femrave në këtë faqe ka rezultuar se: redaktoret ndihen shpesh herë të pasigurta për kontributet e tyre, janë të dekurajuara nga modifikimet e shumta që u bëhen materialeve të tyre, nuk janë pro toneve që përdoren në rrjet dhe preferojnë faqe të tjera më mikpritëse.

Top Channel