Të udhëtosh me Batmanin dhe një astronaut

26/01/2013 00:00

Udhëtimi me të panjohurit të rezervon surpriza. Mund të kesh fatin të udhëtosh me një astronaut në autobus apo tren, ose me Batmanin apo edhe me një “të çmendur” që udhëton bashkë me makinën e tij në metro.

Njerëzit janë të çuditshëm. Për të vërtetuar këtë mjafton t’u hedhësh një sy imazheve të mëposhtme të mbledhura aty-këtu nëpër faqe interneti, kryesisht rrjete sociale.

E nisim me imazhin e parë. Një monstër në autobus!!! Sigurisht, askush s’do të dëshironte të udhëtonte me të, aq më pak të qendronte afër tij gjatë udhëtimit (majtas). Në të djathtë një pasagjer që ka rezervuar një vend edhe për makinën e tij elektrike.

I maskuari! Adhuruesi i sagës së filmit Batman? Kush e di. E sigurtë është që ai nuk po udhëton për në Gotham.

Të jesh aq egoist sa të mendosh vetëm për rehatuar veten në ndenjëse, pa marrë parasysh që në shpinë mbart një foshnje!!!

Çifti që nuk mund të qendrojë larg njëri-tjetrit…të paktën deri sa të gjenin një tjetër ambient, më pak publik…

Të paktën ka hequr këpucët…

Të ketë ngatërruar metronë me anijen kozmike???

Një burrë i moshës së mesme me një qese në dorë (ndoshta ka bërë pazarin)…dhe një bisht

Top Channel