Nëse flasim për figurën e policit në Botë, sigurisht që policia e Bashkimit Europian mund të quhet me plot gojën elitë policore. Strukturat bazë të saj, përveç policive të çdo vendi anëtar të BE-së, janë Europoli, Interpoli si dhe struktura më e sofistikuar e quajtur Eurogender.

Nëse do bënim një ndarje rolesh specifike, mund të themi se Europoli është agjensia e zbatimit të ligjit që ka për qëllim bashkëpunimin e autoriteteve kompetente për parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit, trafikut të paligjshëm të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar. Më shumë se 620 persona janë staf në shtabin e Europol, në Hagë (Hollandë). Ata punojnë ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe në shtete të tjera jopartnere të BE-së, të tilla si Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Norvegji.

Personeli i Europol-it vjen nga agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit duke përfshirë policinë e rendit, policinë kufitare, të doganave dhe shërbimeve të sigurisë. Interpoli është një tjetër strukturë e rëndësishme e BE-së. Ideja kryesore e këtij organi është bashkëpunimi me Interpolet e vendeve të ndryshme për të kërkuar dhe më pas ekstraduar personat në kërkim që kanë probleme ligjore në vende të ndryshme.

Eurodenderfor është një lloj superpolicie mbarëkombëtare në dispozicion të Bashkimit Eurpian, OECD dhe NATO-s. Një Taks Force e dislokueshme shumë shpejt dhe e përbërë vetëm nga elementët e forcave policore me status ushtarak për menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë e rendit publik. Në Itali, një nga pesë shtetet pjesë e traktaktit, pritet që në të ardhmen kjo lloj policie të zëvendësojë karabinierët dhe trupat e Eurogenderfor do të përbëjnë pjesën më të madhe të trupave policore italiane.

Kjo lloj xhandarmërie ka kompetenca të pakufizuara, është gati si një aparat represiv dhe nuk jep llogari ndaj asnjë parlamenti, as atij të Strasburgut.

Top Channel