Humb hundën, mjekët ia mbjellin në krah

23/01/2013 00:00

Për shkak të kancerit në lëkurë, një burrë britanik i moshës së mesme humbi gjithë hundën e tij, “të ngrënë” nga tumori në vitet e fundit.

Por që prej disa muajsh, një hundë e re po rritet…në krahun e tij. Kjo falë përdorimit të qelizave staminale të tij dhe një proteze që një grup mjekësh britanikë “i mbollën” në krah.

Sapo të mbushen gjashtë muaj nga mbjellja, periudha e nevojshme që doktorët mendojnë se u duhet qelizave staminale të shumëfishojnë vetveten deri në atë pikë sa hunda e re të jetë maturuar, pacienti do t’i nënshtrohet operacionit duke i hequr hundën nga krahu e duke ia vendosur aty ku e ka vendin…në hundë.

Operacioni është i pari i këtij lloji në të gjithë botën dhe mjekët britanikë thonë se suksesi i tij mund të hapë dyer të reja për mjekësinë duke u ardhur në ndihmë të aksidentuarve, apo të plagosurve në luftë.

                                           Gjashtë etapat e operacionit

Gjithsesi, operacione të ngjashme ka edhe në të shkuarën. Në vitin 2001, një grup mjekësh amerikanë, i rritën nën lëkurë hundën një vajze në Skoci, por ndryshe nga rasti në fjalë, atëherë “mbjellja” u krye në vendin e duhur dhe jo në pjesë të tjera të trupit. 

Top Channel