Harvey, maçoku që ecën “në këmbë”

23/01/2013 00:00

Harvey është maçoku që ka mësuar të ecë vetëm mbi gjymtyrët e pasme dhe kjo falë lindjes me një problem gjenetik të ku në dy gjymtyrët e para i mungonin kockat.

Por ky nuk ishte një handikap i madh për Harvey-n që duke u rritur mësoi të ecë “në këmbë”. Ai është në gjendje të luajë pa e vënë re mungesën e gjymtyrëve të parme.

“Harvey ka lindur me këtë problem dhe nuk e di se dicka nuk shkon me të. Ai luan i lumtur me qenin dhe macen tjetër timen”, thotë pronarja e maçokut.

Harvey është 4 muajsh dhe për momentin ecja me dy gjymtyrët e pasme nuk i shkakton probleme, por me rritjen dhe shtimin e masës trupore, ai mund të dëmtojë shtyllën kurrizore, ndaj shoqata të mbrojtjes së kafshëve kanë rënë dakort ta operojnë atë duke i vendosur dy pjesëza metalike në vend të kockave të munguara.

Top Channel