Shëtitja largon trishtimin e dimrit

22/01/2013 00:00

Të shkosh të shohësh një film, të bësh një shëtitje, të dalësh herët në
mëngjes kur lind djelli, të kalosh kohën me persona të tjerë, të hash
ushqime të mira dhe të jesh i durueshëm.

Janë këto këshillat që jepen nga specialistët e National Institutes of Health, në Shtetet e Bashkuara, për të luftuar “Winter Blues”, siç njihet ndryshe trishtimi i stinës së dimrit.

Sipas ekspertëve, të cilët kanë studiuar për rreth 30 vjet këtë formë mërzije që mbajmë mbi shpatulla sepse errësohet shpejt, në këtë mënyrë shqetësimi do të largohet gradualisht.

Top Channel