Të papriturat e betimeve amerikane

21/01/2013 17:40

Jo të gjitha inagurimet e presidenteve amerikane kanë shkuar gjithmone per së mbari. Nga parada e Richard Nixon me zogj të ngordhur deri tek fjalimi i papërgatitur i Calvin Coolidge, ja cilat jane disa nga betimet më të përfolura në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1865, zëvendëspresidenti Andrew Johnson mbajti një fjalim katastrofik në ditën e madhe. Zakonisht zv/ presidenti mban nje fjalim te shkurter para se fjalen ta marre presidenti. Por, ate dite nuk shkoi ashtu. Johnson ishte dehur nje nate me pare dhe pasojat nuk mund te fshiheshin as gjate fjalimit.

Ulysses S. Grant, në vitin 1873 deshiroi ta bente shume te veçante ceremoninë e tij te betimit permes kanarinave. Por, atë ditë Amerika shënoi rekordin e ditës më të ftohtë për muajin mars. Kështu që gjatë ceremonisë ngordhën rreth 100 zogj.

Kjo histori u përsërit gjatë paradës së inagurimit të presidentit Richard Nixon në 1973, në të cilën ishin parashikuar që të lëshoheshin në qiell qindra pëllumba. Por, zogjtë ngordhën per shkak te temperaturave te uleta, duke penguar edhe paradën.

Edhe ceremonia e dytë e betimit të Ulysses S. Grant si president pati shume gafa dhe incidente. Nje prej tyre ishte edhe grindja e shkaktuar nga te ftuarit ne fund te ceremonies, pasi radhet e gjata per te marre palltot krijuan tensione. Shume prej te ftuarve iken pa to.

Fjalimi i presidentit William Henry Harrison gjatë betimti të tij ishte tmerresisht i dobët. Por, përvec kësaj presidenti, i 9-të i SHBA qendroi aq gjatë në të ftohtë dhe shi gjatë ceremonisë, saqë pas një muaji vdiq nga preumonia. Por, shumë komëntuan se fundi i erdhi nga fjalimi.

Rastin me ekstrem e ka shenuar Presidenti James Buchanan ne ceremonine e vitit 1857, gjate se ciles ate e kapi diarreja. Per kete arsye presidenti u detyrua te shtyje betimin pasi kishte nevoje urgjente per ndihme mjeksore.

Gjate gjithe historise se zhvillimit te ballove tradicionale te ftuarit kane qene gjithnje problem, por jo sa ne rastin e betimit te James Madison ne vitin 1809. Per shkak te temperaturave te larta ata thyen xhamat e dritareve per t’u freskuar.

Top Channel