Gruaja me belin më të gjerë në botë

21/01/2013 13:50

Nëse ka një njeri që mendon më shumë se kushdo tjetër se meshkujt pëlqejnë femrat e mbushura, ajo është Mikel Ruffinelli, një nënë 190 kilogramëshe.

39-vjeçarja amerikane, edhe pse është më e gjerë se e gjatë, shprehet se nuk e ka problem formën e saj të çuditshme trupore: “Më pëlqen trupi im dhe nuk kam pse të nis dietën sepse nuk kam asnjë problem shëndetësor. Gjthashtu, meshkujt nuk duan femra të dobëta.”

Jennifer Lopez, Beyonce apo Kim Kardashian sigurisht që pëlqehen nga shumica e meshkujve, por ato nuk kanë probleme kur hyjnë në derën e banesës dhe mund të hyjnë gjithashtu pa problem në makinën e tyre.

Gjithsesi, bashkëshorti i femrës më të gjerë në botë nuk është i shqetësuar aspak nga shëndeti i gruas së tij, madje i duket shumë seksi.

Arsyeja e shëndetit të tepërt, sipas Mikel, janë lindja e 4 fëmijëve dhe 3 mijë kaloritë ditore: “Ia vë fajin shtatëzënive sepse nuk ka pse shëndeti të më vijë vetëm tek pjesa e vitheve. Megjithëse unë ha shumë. Në mëngjes dy vezë me salçiçe, proshutë dhe patate; në drekë peshk dhe patate të skuqura, ndërsa në darkë pulë e pjekur me pilaf.”

39-vjeçarja nuk pëlqehet vetëm nga burri i saj. Ajo është një modele për faqen e Big Beautiful Women (Femrat e shëndosha dhe të bukura) dhe paguhet plot 1000 dollarë për një set fotografik me të brendshme.

Top Channel