Diabeti, mjekët: Kujdes me ushqimin, vakte të rregullta

19/01/2013 00:00

Mjekët endokrinologë u bëjnë thirje qytetarëve të kujdesen për mënyrën e
të ushqyerit dhe të mos bëjnë jetë sedentare, pasi po rritet me
shpejtësi numri i të sëmurëve diabetikë në vendin tonë.

Çdo vit vihen re mbi 3 mijë raste të reja,të cilët kerkojne mjekim. Por po kaq mund te llogariten rastet e padiagnostikuara, që nuk e dinë se janë prekur nga kjo sëmundje.

“Ne vendet që janë në zhvillim, pra aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, ky numër po vjen duke u shtuar më tepër për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës. Nëse në vitin 2005 ishin rreth 30 mijë diabetikë, në 2011 ishin 55 mijë diabetike, të cilët njiheshin dhe trajtoheshin për diabetin, kjo shifër vitin e kaluar shkoi në 58 mijë raste. Por ky nuk është numri i saktë, pasi shumë të tjerë nuk janë diagnostikuar nga kjo sëmundje”, thotë mjeku endokrinolog Florion Toti.

Ndonese me pare diabeti konsiderohej  semundje e te moshuarve, tashme ai po prek moshat e reja dhe shpesh edhe fëmijët e vegjël për shkak të obezitetit. Mjeku Florion Toti thekson kujdesin tek ushqimet dhe vaktet e rregullta qe duhen ngrene, duke lidhur me kete semundje edhe stresin ne rritje tek qytetaret.

“Mënyra e të ushqyerit, pra thuhet që çdo person në ditë duhet të përdorë të paktën 5 porcione fruta dhe perime në ditë. Mënyra e të ushqyerit ka tre vakte të plota, dy vakte të ndërmjetme. Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e obezitetit është përdorimi i alkoolit dhe i pijeve të ëmbla. Mungesa e aktivitetit çon edhe në rritje të peshës dhe kjo pastaj shoqerohet me shtimin e mundesise per shfaqjen e diabetit”, thotë Toti.

Sipas Totit rritja e jetegjatesise ne vendin tone ndikon ne shtimin e numrit te diabetikeve. Perllogariten 1 ne 4 te moshuar te prekur nga  kjo semundje, nderkohe qe jane te prirur te  preken nga diabeti personat qe e trashegojne nga familja. Por diabeti nuk duhet neglizhuar, pasi sipas mjekve ajo eshte e lidhur ngushte me nje sere semundjesh te tjera kardiovaskulare e neurologjike.

Top Channel