Në Londër një grup pastiçierësh kanë bërë ëmbëlsira që është e vështirë të marrësh guximin për t’i provuar. Pjesë trupi të prera dhe të vjella janë pjesë e menusë, por nuk duhet gjykuar ushqimi nga pamja.

Gatimet janë shumë të shijshme dhe janë krijuar për të promovuar një film horror.

Emma Thomas është shprehur mbi këtë projekt të saj: “Është pa dyshim një nga projektet më të tmerrshme dhe do të jetë interesante të shohësh nëse njerëzit do i provojnë dot ëmbëlsirat tona.”

Në një intervistë të mëparshme me ‘The Indipendent’, Thomas kishte deklaruar: “Tek këto ëmbëlsira nuk ka asgjë të keqe. Pamja e tyre e rëndë eliminohet menjëherë nga shija e mrekullueshme.”

Top Channel