Betejat e Shqiponjës së Detit

18/01/2013 00:00

Shqiponja e Detit është një ndër simbolet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kureshtja për të parë këtë shpend krenar shtyu një fotograf amerikan të Milestone Media të sfidojë temperaturat disa gradë nën zero në brigjet e Alaskës.

Sakrificat dhe rreziku ia vlejtën. Fotografi dokumentoi imazhe të rralla të këtyre shpendëve në betejën për sigurimin e ushqimit. Këto shqiponja ushqehen kryesisht me peshk, të cilin e kapin me kthetrat e tyre falë shikueshmërisë së fortë nga qindra metra lartësi.

Me të pikasur viktimën e tij, kjo shqiponjë zbret rrufeshëm drejt ujërave të oqeanit dhe shpesh qëllon edhe të kridhet në të për disa centimetra, aq sa janë të nevojshme për të kapur peshkun.

Por “lufta” për mbijetesë zhvillohet edhe mes llojit. Në fotografi u kapën edhe imazhe që tregojnë dyluftime ajrore mes shqiponjave, në përpjekje për t’u zhvatur ushqimin njëri-tjetrit.

Top Channel