Ish-aktorja porno s’mund të jetë mësuese

17/01/2013 00:00

Filmat porno dhe mësimdhënia nuk ecin në të njëjtën linjë të edukimit të brezave. Kështu ka argumentuar një gjykatë në Nju Jork vendimin e saj për t’i mohuar një ish-aktoreje të filmave “hard” që të jepte mësim.

Ish-pornostarja Stacie Halas, e njohur në botën e filmave për të rritur si Tiffany Six, nuk mund të ushtrojë profesionin si mësuese në një asnjë prej shkollave të mesme të Nju Jorkut për shkak të së shkuarës së saj.

“Edhe pse ajo fazë e jetës së saj ka përfunduar, prezenca në internet e ‘punëve’ të saj nuk i mundëson një karrierë si mësuese e respektuar”, shkrihej në vendimin e dhënë nga gjykatësja Julie Cabos-Owen.

Vetë Halas, që përfundoi së fundmi studimet e nevojshme për mësimdhënie, tha se ishte e shokuar nga ky vendim dhe se kishte ndërmend ta apelonte atë.

Top Channel