Eli Martinez është një 41-vjeçar i cili ka kaluar shumë kohë me peshkaqenët-tigër dhe tashmë këta grabitqarë vdekjeprurës nuk e shohin më si një vakt, por si një lodër.

Martinez ka mësuar se si të përkëdhelë një nga llojet më të rrezikshëm të peshkaqenëve dhe tashmë i lejon vetes edhe të bëjë foto me ta në Bahamas.

Zhytësi nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një dekadë që kalon kohë disa herë në vit me peshkaqenët-tigër, por nuk harron kurrë se bëhet fjalë për një nga grabitqarët më të rrezikshëm të botës.

“Janë kafshë të egra dhe kurrë nuk mund të jesh i qetë 100%. Duhen trajtuar me respekt të gjithë. Unë nuk afrohem vetëm me peshkaqenë-tigër, por edhe me peshkaqenë më të vegjël. Edhe ata duhen respektuar njësoj si të mëdhenjtë”, thekson Martinez për ‘Daily Mail’.

Top Channel