Obama: Firma e sekretarit të Thesarit, torturuese

11/01/2013 00:00

Gjatë njoftimit për emërimin e Sekretarit të ri të Thesarit, presidenti
Barack Obama ironizoi rreth firmës së Jack Lew; torturuese dhe pak e
lexueshme.

Pas një “J”, “të ngrënshme”, firma vijon me ca shkarravina. Obama, duke bërë shaka, theksoi se emërimi i Lew rrezikonte pikërisht për këtë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk e kishte vënë re më parë firmën, pavarësisht se Leë ishte shefi i i kabinetit.

“Pasi e pashë mirë mora në konsideratë mundësinë e tërheqjes së emërimit”, tha Obama, duke shtuar: “Lew ka premtuar se do të përmirësohet, për të bërë të mundur leximin e një germe, në mënyrë që të mos zhvlerësohet monedha jonë”. Firma e Sekretarit te Thesarit ndodhet në fakt në monedhat amerikane.

Top Channel