Talin, transporti publik sigurohet falas

09/01/2013 00:00

Që nga 1 janari i këtij viti, të gjithë estonezët rezidentë në kryeqytetin Talin, mund të përdorin transportin publik pa paguajtur asnjë “kacidhe”.

Ky është vendimi i marrë nga autoritetet lokale të kryeqytetit estonez duke u shndërrua në të parin kryeqytet europian që u siguron qytetarëve të tij transport publik falas.

Në arsyetimin e dhënë, autoritetet qeverisëse lokale thonë se masa është marrë për të shkurajuar përdorimin e automjeteve private në kryeqytet, por edhe një reagim ndaj këtij sistemi, pasi cmimet e biletave nuk mbulonin as një të tretën e kostove të këtij shërbimi.

Me shpresën se kjo nismë do të rrisë numrin e qytetarëve që do të zgjedhin të përdorin transportin publik, bashkia e kryeqytetit estonez me rreth 419 mijë banorë, thotë se do të shtojë numrin e autobusave në të gjitha linjat.

Top Channel