" /> ">

Transeksuali i rritur në familjen konservatore

08/01/2013 17:50

Një 23-vjeçar ka një ëndërr të pazakontë krahasuar me bashkëmoshatarët e tij… të bëhet “Miss Bota”.

I riu, i rritur në një familje tradicionale muslimane në Bangladesh, shpenzoi të gjithë pasurinë e tij për të ndërruar seksin dhe për të ndërtuar një gjoks të bollshëm femëror.

Sipas Amelias, e lindur me emrin Adesh, gjithmonë ishte ndierë brenda vetes femër, ndaj edhe operacioni për ndryshimin e gjinisë ishte kurorëzimi i një ëndrre.


Amelia pas operacionit majtas dhe ne kohen kur quhej ende Adesh, e gezonte formen e tij mashkullore djathtas

Tashmë e lidhur me 27-vjeçarin Charles Dubec, Amelia jeton në Britaninë e Madhe dhe dëshiron që të shndërrojë në realitet ëndrrën e dytë më të madhe të jetës së saj.


Amelia, me te dashurin e saj Charles Dupec

“Ëndrra ime më e madhe është të bëhem “Miss Bota”. Rritja në trupin e një mashkulli më ka bërë gjithmonë të ndihem si në kurth, por deri vonë nuk e kisha marrë asnjëherë në konsideratë ndërrimin e seksit. Megjithatë, tashmë besoj se ai operacion ishte vendimi më i mirë që kam marrë”, thotë Amelia.


Rezultatet e dukshme te operacionit

Në vitin 2013-n, pas një beteje të gjatë ligjore, një transeksual arriti të merrte pjesë për herë të parë në “Miss Universi” si përfaqësuesja kanadeze.


Perpara nderhyrjes, Adesh me nje mikeshe (majtas) dhe foto nga femijeria (djathtas)

Top Channel