Policia “arreston” kangurin

07/01/2013 00:00

Policët në një aeroport të Melburnit në Australi u vunë në ndjekje të një të “arratisuri” të rrallë…një kanguri.

Për disa minuta, forcat e sigurisë së terminalit dhe ato policore ndoqën kangurin 3-vjeçar deri sa më pas ai u neutralizua me qetësues nga grupe të posaçme të mbrojtjes së kafshëve.

Pasi “u prangos” me ndihmën e qetësuesve, kafsha u mor në makinë për t’u lëshuar në habitatin e tij natyror, larg zhurmës së avionëve dhe të njerëzve.

E gjithë skena është filmuar dhe pamjet prej më shumë se 1 minute po bëjnë xhiron në internet.

Top Channel