Të udhëtosh me avion i dehur, s’është ide e zgjuar

05/01/2013 00:00

Të zgjedhësh të udhëtosh me avion në gjendje të dehur nuk është një ide e mirë. Një pasagjer përshkroi udhëtimin e tij nga Reikjaviku i Islandës drejt Nju Jorkut “i gozhduar” dhe me gojën e lidhur.

Ishte një pasagjer tjetër ai që postoi në internet imazhet që më shumë ngjajnë me ato të një pengmarrje nga ato që kemi parë shpesh në filmat hollivudianë. Autori i fotos tha se pasagjeri “pijanec” harxhoi alkool të gjitha pijet që përfitonte dhe më pas nisi të ngacmonte një pasagjere e të bërtiste: “Avioni do të rrëzohet”.

Në pamundësi për ta qetësuar, pasagjerët e tjerë dhe anëtarët e ekuipazhit zgjodhën ta lidhin ata në mënyrë që të mos shqetësonte bashkëudhëtarët e tij.

Top Channel