Parakalimi fatal, dy makina në humnerë

04/01/2013 23:15

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje, në aksin nacional Burrel-Milot, me pasojë vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Skuraj, ku janë përplasur me njëri-tjetrin një autoveturë me një kamionçinë. Nga përplasja, që ka rezultuar fatale, të dy automjetet kanë rënë në një greminë.

Viktima është Ermal Koldashi nga Kukësi, i cili udhëtonte së bashku me vëllanë e tij, Arjan Koldashi, me një veturë. Ndërsa në kamionçinë ishin tre persona; çifti nga Laçi  Elvana dhe Shpetim, 28 e 38 vjeç, si dhe Vasil Brahaj, 35 vjeç nga Kukësi.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe Arjan Koldashi, vëllai i viktimës. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë futja e veturës, me të cilën udhëtonin dy vëllezërit kuksianë, në një parakalim të gabuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA