Gafat e producentëve të 007-s

03/01/2013 00:00

Nga epoka e larget e filmave pa ze e deri tek ata me teknologjine me te
zhvilluar, kinematografia ka bere te enderrojne breza te tere. Por me
gjithe magjine e artit te shtate, syrit te publikut nuk u shpetojne edhe
gabimet ne filma.

Sipas TgCOM qe citon websiten moviemistakes, filmi me gabimet me te shumta eshte shpallur Man in black 3, me saktesisht 63 te tilla.

Menjehere pas tij vjen filmi i shumëpëlqyer nga publiku në të gjithë botën “Skyfall”, që rrëfen aventurat e rradhës të agjentit 007. Ky prodhim ka 35 gabime dhe megjithe diferencen e madhe te numrit, ka bere me shume buje per pasaktesite e tij sesa ‘Man in Black’. Nese ky i fundit eshte kritikuar rende nga ekspertet dhe eshte ndjekur pak ne salla, ‘Skyfall’ eshte cilesuar si nje nder filmat me te mire te vitit.

Por me gjithe kete, gabimet edhe ne kete film nuk mungojne. Te tilla jane per shembull skena ku James Bond hidhet ne uje dhe ne skenen menjehere me pas ai del ne ekran krejtesisht i thare, makina te Stambollit me targa franceze, shishe plot qe boshatisen vete nga nje skene tek tjetra,  apo objekte qe duhet te ishin ne nje vend te caktuar, e qe mungojne nga nje imazh tek tjetri.

Ne vendin e trete ne peseshen e filmave me me shume gabime, renditet pjesa e trete te sages se Batman me 24 gabime. Ne te katertin Spiderman me po te njejtn numer dhe ne te pestin me 22 gabime: ‘The Avengers’.

Top Channel