Abigail Balotelli, një fëmijë nga Martins

02/01/2013 00:00

Një tjetër “i ftuar” në shtëpinë e Balotelli-t, por këtë herë nuk ka të bëjë me Mario-n. Do të jetë motra e tij, Abigail, ajo që do t’i japë jetë një bebeje.

Vajza, sipas disa dëshmive të revistës “Diva e Donna”, ka mbetur shtatzënë: babai i fëmijës është sërish një futbollist i njohur, apo më mirë një ish-sulmues i Inter, pikërisht Obafemi Martins (Oba-oba Martins).

Abigail e ka konfirmuar këtë ngjarje, përmes një postimi të publikuar në Facebook, disa ditë më parë: “Fëmija po ndihet dita-ditës, kjo Krishtlindje është tepër speciale për mua”.

Top Channel