Twitter, Franca kundër racizmit

29/12/2012 00:00

Qeveria franceze i ka shpallur luftë racizmit, antisemitizmit dhe homofobisë në Twitter, bëjnë të ditur mediat lokale.

Kohët e fundit në rrjetin social janë shumëfishuar frazat që shprehin urrejtje ndaj hebrejve dhe homoseksualëve, të cilat kanë arritur deri në fjalë shokuese.

Tani, qeveria e Francois Hollande dëshiron të krijojë një grup kontrolli me shoqatat e përfshira dhe përgjegjësit e Twitter.

Top Channel