Shpërthen granata, vdesin babë e bir
29/12/2012 18:35
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Divjakë, ku nga shpërthimi aksidental i një granate, mbetën të vrarë babë e bir.
Fatkeqësia u verifikua pasditen e së shtunës, ndersa babai po pergatiste eksploziv per te peshkuar.
Burime të policisë thanë për “Top-Channel”, se si rrjedhojë e shpërthimit, të ndodhur pranë tyre, 27-vjeçari Dashnor Gaxho dhe i biri 2-vjeçar ndërruan jetë në vendngjarje.
Për fat të keq, kjo e shtunë i ka kushtuar jetën edhe tre shtetasve të tjerë në ngjarje aksidentale.
Një fëmije 7-vjeçar dhe një 60-vjeçar u përplasën për vdekje nga automjetet në Bulqizë dhe Fier, përkatësisht, ndërsa në orët e para të mëngjesit, në “Rrugën e Kombit” ndodhi një aksident me një fatalitet.
Top Channel