Kush blen me smartphone shpenzon më shumë

29/12/2012 00:00

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se kush bën blerje online përmes telefonave të tipit smartphone, i bën më shumë qejfin shitësit se sa vetes.

Sipas një analize të USA Monetate, jo vetëm që më shumë se gjysma e atyre që kanë një celular të tillë e kanë bërë të paktën një blerje, por kanë shpenzuar më shumë kur e kanë bërë atë.

Sipas analizës, e realizuar mbi 100 milionë porosi online, mesatarja e shpenzimeve për kë përdor smartphone është 98 dollarë, ose 74 euro, për kë përdor tabletë është 96 dollarë dhe për kë përdor një PC 92 dollarë.

Top Channel