Amazon, në nëntor piku i blerjeve

29/12/2012 00:00

Piku i blerjeve online ka qenë 26 nëntori. Në këtë ditë produktet e porositura nga klientët në nivel botëror kanë qenë 26.5 milionë.

Të dhënat janë bërë të ditura nga stafi i Amazon, sipas të cilit mes produkteve më të kërkuara ka qenë edhe platforma e leximit të librit elektronik, Kindle Fire HD.

Faqja e internetit Amazon.com është kryesorja për blerjen e librave elektronikë, që lënë pas ata në letër, si dhe për DVD, CD muzikore, aparate elektronike, etj.

Top Channel