2012 ka qenë një vit aktiv edhe për astronautët. Në 12 muaj ata fotografuan si kurrë më parë Tokën duke na sjellë imazhe mbresëlënëse.

Nga brigjet lindore të Azisë, natën dhe ditën, Stambolli dhe dy urat që lidhin dy kontinentet, Azinë dhe Europën, stuhitë tropikale dhe uraganët mbi paqësor, vullkanët në Siberi, akujt në Argjentinë e deri tek zjarret në Shtetet e Bashkuara apo hijen e Hënës gjatë eklipsit të 17 majit.

Nisim me foton e parë. Bëhet fjalë për një shkrepje nga lart bërë natën të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara.

Një tjetër pamje magjepsëse. Bëhet fjalë për një foto të shkrepur po natën të Britanisë së Madhe dhe Irlandës

Në foton e tretë vjen një ndër mrekullitë arabe. Bëhet fjalë për Dubain, kryeqendra e Emirateve të Bashkuara Arabe e fotografuar natën.

Foto e radhës është shkrepur në brigjet lindore të Azisë.

Një tjetër dokumentim interesant me imazhe. Foto e shkrepur më 17 maj gjatë eklipsit Hënor. Mbi tokë duke qartë hija e lënë nga sateliti ynë natyror.

Foto e shkrepur mbi Oqeanin Paqësor i mbuluar totalisht nga retë e uraganëve.

Foto që kap dy stuhi tropikale. Duken qartë dy pikat më shumë të ndricuara që tregojnë rënien e rrufeve.

Në imazhin e fundit të përzgjedhur nga moria e shumtë e fotove të sjella nga stacioni hapësinor ndërkombëtar është ky që tregon Stambollin natën. Në foto duken qartë dy urat mbi Bosfor që lidhin dy pjesët e qytetit turk, por edhe dy kontinentet, Europën me Azinë.

Top Channel