Shpërthen akuariumi me peshkaqenë

27/12/2012 00:00

Një akuarium peshkaqenesh prej 33 tonesh, shpërtheu në mënyre të
papritur duke lënë të paktën 16 persona të plagosur nga copat e xhamit
që fluturuan në mbarë vendin.

Akuariumi ishte vendosur ne hyrje te qendres tregtare Shangai Orient, nje nga me te me te frekuentuarat e qytetit te dyte me te madh te Kines. 8 nga te lenduarit ishin kliente, ndersa pjesa tjeter shites dhe personel i sigurise. Shumica kane marre prerje te thella nga copat e xhamit.

“Pati shume te plagosur dhe disa kane marre plage serioze per shkak se xhami ishte shume i trashe. eshte nisur nje hetim per te percaktuar shkakun e incidentit, por paraprakisht mendohet se arsyeja mund te kete qete fakti qe materiali i perdorur per prodhimin e akuariumit, nuk i rezistoi temperatures se ulet”, tha Shen Wiizhong, Byroja për Sigurinë në Shangai.
 
Tre peshkaqene ngordhen pas ngjarjes, bashke me dhjetera breshka uji e peshq te vegjel. Drejtuesit e qendres tregtare deklaruan se nuk kane ndermend ta riparojne akuariumin e kthyer ne nje magnet te vertete per klientet qe prej vendosjes aty dy vjet me pare.

Top Channel