Me gjithë larminë e ushqimeve të shijshme që përgatitien për festa është shumë e vështirë t’i rezistosh tundimit për të provuar gjithcka. Kryesisht jane gatime tradicionale me shumë yndyrë e kalori, por më tunduesja në gjithë këtë “mëkat gastronomic” është ëmbëlsira, e cila nuk i mungon asnjë tryeze, por pa harruar këtu edhe simbolin  e këtyre festave: gjelin e detit.

I gjithë ky tundim që serviret përmes shijes, nënkupton jo vetëm rëndim të menusë ushqimore gjatë këtyre ditëve, por edhe prishje të linjave, për të cilat mund të jeni munduar duke u përmbajtur në mënyrë të vazhdueshme.

Studimet tregojnë se femrat, ato që edhe e vuajnë më së shumti formën fizike, shtojnë mesatarisht 4 kilogramë gjatë ditëve pushim të festave dimërore. Dhe në këtë dilemë të madhe mes pamjes trupore dhe gastronomisë, të gjithë tundohen drejt ushqimeve. Por nëse dini të ekuilibroni kaloritë në kuzhinën tuaj, mund të mos e kaloni kaq dramatikisht këtë periudhë të bukur festive.

Kështu, ndonëse ushqimet që përgatisni mund të përmbajnë sasi të mëdha kalorish, kjo nuk do të thotë që ju të mos hani asnjerën prej tyre. Mjafton që të përzgjidhni ato që do të konsumoni.

Së pari mund të filloni të pakësoni kaloritë duke hedhur tutje lëkurën e gjelit të pjekur para se të filloni hani. Eleminoni mjaltin, gjalpin dhe ushqimet e skuqura. Nëse arrini t’i shmangni këto përbërës nga tryeza juaj, ja keni dalë t’i kurseni vetes ndonjë kilogram më tepër.

Dhe nëse nuk doni të mjaftohen me kaq, mund të vazhdoni të kujdeseni edhe më tej për linjat tuaja, gjithmonë përmes menusë që do të ndërtoni. Disa produkte janë më të lehta dhe do t’u ndihmojnë të keni ende gjndje humori më të mirë. Zgjedhje e përkryer do të qe peshku ose ushqimet me bazën e tij.

E ndërsa mendoni për ushqimin, është mirë që të përzgjidhni pijet me të cilat do ta shoqëroni atë. Specialistët e ushqimit këshillojnë përdorimin e verës dhe shmangien e pijeve të gazuara. Për të shmangur ndjesinë e mbingopjes por edhe për të ruajtur peshën e dëshiruar, është mirë që ushqimet (të cilat janë të shumëllojshme e të larmishme me këto ditë) t’i hani në sasi të vogla. Provojini të gjitha, por nga pak.

Dhe pasi të keni ngrënë mjaftueshëm, mos qëndroni më përpara tryezës. Ose të paktën pjatat kalorike zëvendësojini me fruta. Ato ndihmojnë tretjen dhe disa syrësh ndikojnë në shpërbërjen e kalorive. Si përshembull molla, portokalli etj.

E nëse mendoni gjatë gjithë kohës për formën fizike, padashje festat e fundvitit mund t’u kthehen në një periudhë stresuese. Që ta shmangni ngrënien e tepërt nga nervozizmi, mendoni si të planifikoni kohën më mirë. Më pak televizor dhe kryeni sa më shumë lëvizje. Mund të organizoni me miqtë tuaj ndonjë aktivitet, por pa i humbur magjinë që kanë këto festa për të qendruar sa më pranë familjes.

Nëse do t’ia dilni t’u qendroni këtyre këshillave në mbarim të festave nuk do të keni asnjë problem me peshën. Të lumtur si para dhe pas tyre.

Top Channel