PS3, 30 milionë njësi të shitura në Evropë

24/12/2012 00:00

Platforma PlayStation3 ka arritur kuotën e 30 milionë njësive të shitura në Evropë. Njoftimi është bërë nga Sony Computer Entertainment Europe.

“Për ne bëhet fjalë për një arritje të jashtëzakonshme që tregon qartë se sa produktet e PlayStation janë popullore në Evropë dhe në territoret PAL”, ka deklaruar Jim Ryan, president dhe administrator i SCEE.

Gjatë viteve të fundit, PS3 ka evoluar duke ofruar një shumllojshmëri titujsh për të luajtur në familje, filma, seriale dhe muzikë, që mund të shkarkohen direkt në platformë. Për të ardhmen SCEE siguron se do të vazhdojë punën për të pasuruar sa më shumë PS3-shin.

“Jemi me të vërtetë krenarë për suksesin e arritur nga PS3 në gjashtë vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të ndjekim këtë rrugë, duke mbështetur platformën me produkte dhe tituj të cilësisë së lartë, për të kënaqur pritshmëritë e fansave”, ka thënë Ryan.

Top Channel