Kishat e “humbura” të Rusisë

23/12/2012 12:20

Të rrënuara dhe të braktisura, këto janë kishat e fundit prej druri që ndodhen në Rusi, të cilat janë në mëshirën e kushteve atmosferike dhe nuk kanë më asnjë shpresë shpëtimi.

Këto kisha janë harruar nga të gjithë njerëzit, përveç një fotografi me emrin Richard Davies, i cili i ka gjetur këto vende kulti dhe ka realizuar foto mahnitëse. Davies ka shpenzuar nëntë vite për t’i gjetur këto kisha.

Këto ndërtesa janë vetëm disa nga mijëra që u ndërtuan në Rusi që nga koha e Princit Vladimir, i cili urdhëroi që kishat prej druri të ngriheshin në ato vende ku më parë qëndronin idhujt paganë.

Shumica gjenden në zona si Leningrad, Vologda, Murmansk dhe Republikën e Karelisë.

Top Channel