Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
Shellie Wall është një fotografe britanike e specializuar për fëmijët që nuk kanë më shumë se disa javë jetë dhe me rastin e festave të fundvitit, 30-vjeçarja ka vendosur që të bëjë një album me pozat e foshnjeve të veshura me kostume Krishtlindjesh.
Shellie, e cila ka nisur të bëjë këtë punë në vitin 2009, ka shumë kërkesa në këtë periudhë të vitit dhe prindërit e vogëlushëve duhet të prenotojnë 3 muaj para për një set fotografik.

Ajo thotë për ‘Daily Mail’ se fëmijët disa javësh janë më të vështirët për tu fotografuar.


“Esenca e fëmijëve është në muajin e parë dhe ja vlen të fotografohen në këtë periudhë të jetës që kalon shumë shpejt.”

Top Channel