Biznesi i pemëve të Krishtlindjeve

22/12/2012 00:00

Shitja në masë e pemëve të Krishtlindjeve ka hapur vende të reja pune në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën përkohesisht.

Shume rajone te vendit jane perballur me nje fluks te jashtezakonshem punetoresh sezonale. Njerezit qe jetojne ne zonat pyjore udhetojne çdo vit drejt qyteteve te medha per te shitur bredha Kritshtlindjesh, edhe pse ky biznes nuk eshte per te dobetit. Shitja e pemeve nenkupton ore te gjate pune ne te ftohte, ngritje te peshave te renda dhe gjumë ne makine.

Por pavaresisht veshtiresieve, ajo vazhdon te terheqe krahun e punes, jo vetem nga zona te ndryshme te Amerikes, por dhe nga vende te tjera. Nje pjese e mire e tregtareve te pemeve ne New York p.sh jane kanadeze. Nje prej tyre, Gilles, ka 15 vjet qe e ben kete pune. Fakti qe eshte lindur e rritur ne Quebec, e ben ate me rezistent ndaj me ftohtit.

“Ne e perballojme edhe debore, edhe ngricen. Jemi mesuar. Mund te qendrojme ketu e te punojme edhe 16 ore ne dite”, thotë Gilles.

Çmimi i pemeve te Krishtlindjeve shkon nga me i liri, 35 dollare, deri tek 1.200 dollare ata me te lartet, por ka mjaft nju jorkeze qe preferojne bredhet e vertete perpara atyre artificiale.

Biznesi i pemeve te Krishtlindjeve nuk eshte shume jetegjate, sepse ne 24 dhjetor, ashtu si te gjithe njerezit qe pergatiten t`i kalojne festat me familjen dhe miqte, edhe tregtaret e bredhave fillojne e mbledhin gjerat e tyre dhe marrin rrugen per ne shtepi.

Top Channel