Martesë me vrasësin e motrës

21/12/2012 00:00

Një 22-vjeçare argjentinase ngjalli zemërimin e familjes së saj dhe gjithë publikut me vendimin për t’u martuar me vrasësin e motrës binjake.

22-vjeçarja Edith Casas njoftoi vendimin për t’u martuar me Victor Cingolani, i burgosur që po vuan dënimin për vrasjen e Johanna Casas, motra binjake e Edith, e vrarë prej tij dy vite më parë, pak ditë para ditëlindjes së 20-të të saj.

Ceremonia e lidhjes së kurorës do të kryhet në banesën e Edith me praninë e vetëm 2 miqve të saj që do të jenë dëshmitarë, ndërsa për dhëndërrin vrasës “shoqëruesit” do të jetë një togë policore që do ta rikthejë sërish në qeli pas përfundimit të ceremonisë.

                                                         Motra e viktimës

Familja e vajzës e cilësoi vendimin e saj “një tradhëti” dhe deklaroi se ajo po kalon një periudhë të vështirë në këtë momente me probleme mendore të shkaktuara si pasojë e kërcënimit të Victor se mund ta vrasë.

Por vetë 22-vjeçarja pohoi se nuk ishte e çmendur dhe se besonte se bashkëshorti i saj i ardhshëm nuk ishte vrasësi i motrës së saj binjake.

              Viktima, modelja Johanna Casas

Top Channel