“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
Ashtu siç shërohet gati çdo sëmundje në Ballkan, serbët edhe kësaj radhe kanë dëbuar shpirtrat e kqinj me vargje hudhrash dhe raki.
Në malet e vendit të quajtur Rtanj janë mbledhur mijëra turistë për të pritur fundin e botës, siç ishte parashikuar nga mitologjitë e qytetërimit Maja, por kjo megjithatë nuk ka ndodhur.
Malet në Rtanj, thonë banorët, janë të mbrojtura nga apokalipsi, por kjo ngjarje nuk ka qenë e keqe për pronarët e lokaleve dhe hoteleve, në këtë zonë turistike.
Siç raportojnë mediat, më shumë se alienët apo ndonjë fenomen tjetër, në zonat malore kanë vërshuar gazetarët dhe turistët britanikë që kanë ardhur për të përjetuar fundin e botës.
Ndërkaq, në kryeqytetin serb nga shkencëtarët është organizuar një tubim, në të cilin kanë folur për kërcënimet e vërteta që ka bota, duke anashkaluar teoritë dhe fenomenet paranormale.
Top Channel