Këto poza të mrekullueshme tregojnë se çfarë do të thotë të gjendesh përballë me rrezikun, por tigri në foto, sipas kujdestarëve të tij, është thjesht një mace e madhe nëse e ushqen siç duhet dhe i jep shumë dashuri.

Mbase është e vërtetë, por kur fotografi 36-vjeçar me emrin Ramadan shkoi për t’i bërë këto poza nga afër, tigri duket se nuk ishte edhe aq miqësor. Grabitqari tregoi dhëmbët e frikshëm në objektiv, para se fotografi të largohej nga frika se mos vetë ai bëhej ushqim.

Tigrat sumatrianë, ashtu siç tregon edhe emri, janë kafshë që gjenden vetëm në ishullin indonezian të Sumatrës. Ata janë tigrat më të vegjël që popullojnë botën.

Përmasat e tyre të vogla trupore në krahasim me tigrat e tjerë bëjnë që ata të lëvizin më lirshëm në pyjet e dendura.

Top Channel