Obama, i dashuruar pas “Gangham Style”

20/12/2012 18:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është i fiksuar pas “Gangham Style” dhe zbuloi se përpiqet të imitojë lëvizjet e këngëtarit koreanojugor “PSY” në shtëpinë e tij.

Në një rrëfim mbi jetën personale për revistën “People”, Obama pranoi se ka filluar të pëlqejë edhe më shumë këngën për të ngacmuar dy vajzat e tij, 14-vjeçaren Malia dhe 11-vjeçaren Sasha, të cilat ndihen të “turpëruara” nga tentativat e presidentit për të imituar kërcënimin qesharak.

”Vajzat janë më të përparuara se unë. Ka disa gjëra që atyre u duken jo interesante, por që unë i pëlqej. Ky është edhe rasti i “Gangham Style”, kjo e bën edhe më sfiduese për mua, pasi vajzat nuk e pëlqejnë këtë këngë”, deklaroi Obama në intervistën e publikuar në numrin e së enjtes.

Në revistën “People”, Obama ndalej gjerësisht edhe tek raportet e tij familjare, tek raportet me dy vajzat dhe detaje të marrëdhënies së tij me bashkëshorten Michelle.

I pyetur për të ardhmen e të bijave, presidenti zbuloi se “Malia ka shprehur interes për regjizurën”, ndërsa për vajzën e vogël, është ende herët, pasi “çfarë dëshiron një ditë nuk dëshiron tjetrën”.

Top Channel