Festat e fundvitit, dhuratat për fëmijët

20/12/2012 18:40

Fëmijët janë ata të cilët i gëzohen më shumë festave, ditëve të pushimit dhe dhuratave. Ata presin me padurim të hapin dhuratën që babagjyshi i Vitit të Ri e ka vendosur poshtë pemës.

Jemi në ditët e fundit të 2012-ës dhe prindërit kanë filluar të kërkojnë nëpër dyqane dhuratën për vogëlushin apo vogëlushen e tyre. Elona Shima nga Rikiro na tregon se cilat janë lodrat më të preferuara nga fëmijët për këtë fundvit: “Fëmijët duan lodra argëtuese si makina dhe kukulla, ndërsa prindërit duan lodra krijuese për fëmijët e tyre.”

Fëmijët kanë botën e tyre, kanë ëndrra dhe një listë të gjatë e të pafundme dëshirash, kështu që prindërit përpiqen me gjithcka munden që të mos u mungojë asgjë në galerinë e tyre të lodrave. Kështu tregon Anila Reçi për djalin e saj: “Ai që kur ka parë reklamën tek Bang Bang-u më thonte të shkonim për të blerë lodra.”

Shpeshherë, fëmijët më të rritur janë bashkëpunëtorët më të afërt të prindërve për dhuratën e motrës apo vëllait më të vogël.

Në rast se nuk keni ende nje ide të qartë, jeni ende në kohë për të gjetur dhuratën e duhur: “Është një gamë e gjerë lodrash, lodra pellushi, makina të mëdha me telekomnadë, kukulla me aksesorë etj.”

Një dhuratë mund ta bëjë edhe më të lumtur një fëmijë, por mos harroni se në këmbim do të merrni një dhuratë që nuk ka çmim: buzëqeshje dhe përqafim!!!

Si të mbushni shportën e fundvitit

Në këtë periudhë festash të gjithë jemi në kërkim të dhuratave për festat e fundvitit. Mundësitë janë të shumta, por në Conad Albania mund të gjeni cilësi dhe larmi zgjedhjesh.

Është rrjeti italin i distribucionit më të madh në Shqipëri, vepron nëpërmjet një magazine qendrore të nivelit superior dhe një rrjeti marketesh në Shkodra në Sarandë. 30 marketeve Conad, vitin që vjen planifikohet t’u shtohen edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Top Channel