Këpucët e çantat “e dimrit”

19/12/2012 00:00

Këpucët dhe çantat janë pikat e dobëta të femrave. Asnjëhere nuk mjaftojnë dhe çdo rast për të blerë është i duhuri.

Ky sezon vjeshtë-dimër 2012- 2013 ka menduar për të gjitha gratë. Për ato që pëlqejnë prakticitetin si edhe për ato që nuk mund ta imagjonojnë jetën pa takat e
holla.

Por, cilat janë ngjyrat dominuese? Në vend të parë qëndron e zeza. Po gama e të preferuarave eshte më e madhe se kaq. Janë lënë mënjanë ngjyrat e ndezura duke ua lënë vendin nuancave më të ngrohta, por më intensive.

Përsa u përket materialeve, dominon lëkura, ajo e zvarranikëve, kamoshi dhe sateni, natyrisht për t’u përdorur në raste të veçanta.

“Fornarina”, nje brand shume i sofistikuar i perzier me nje stil rebel dhe rock per nje look cosmopolitan per nje femer shik.  Eshte ndjere nje tendence vintage prej nje vit apo me shume ne stilimet e veshjeve dhe te aksesore. Kepucet e ketij sezoni rikthejne stilet e viteve 50-60.

Mund ta shohim qe tek kepucet e sheshta apo ato te larta ku eshte perdorur taka katore e atyre viteve dhe rripi ne forme T apo  cizmet.

Per periudhen e festave tendencat mbeten pothuajse te njejta duke iu permbajtur tradicionales, ne ngjyra tipike ku mbizoteron e kuqja apo gold, por patjeter ka diçka te vecante edhe per ata qe duan te dalin jashte kornizave dhe duan te jene ndryshe.

Dhuratat me te preferuara per femrat mbeten aksesoret, çantat, këpuçët apo portofolet.

Por, nëse për femra është e lehtë për të bërë një dhuratë për meshkuj duket se është shumë me e vështirë për të gjetur të duhurën.

Nga dyqani “Leather Up”, ne katin e trete ne Glerine ETC vijnë disa sugjerime që mund tu lehtësojnë përzgjedhjen tuaj.

Eshte e rendesishme qe gjithcka qe mund ta shohim ne revistat e modes, sfilatat e prezantimit te tendencave me te fundit te kepuceve me lekure te vertete i gjejnë në Tirane.

Top Channel