NASA rrëzon dy satelitët e saj në Hënë

18/12/2012 00:00

Ebb dhe Flow, dy satelitët e NASA-s përfunduan misionin disa-mujor të studimit të gravitetit të Hënës.

Dy satelitët u lëshuan nga Cape Canaveral të Shteteve të Bashkua përkatësisht me 31 dhjetor të 2011 dhe 1 janar të 2012-ës me misionin ndërtimit të hartës së gravitetit të satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi se misioni për rrëzimin e kontrolluar të dy satelitëve në polin verior të Hënës përfundoi me sukses. Pak para përplasjes NASA humbi sinjalin e dy satelitëve, ndërsa i gjithë procesi i përplasjes së kontrolluar u bë për të shmangur rënien në zona me rëndësi historike të Hënës, si p.sh në atë ku u ul Apollo.

Të dhënat e përftuara nga aktiviteti disa-mujor i Ebb dhe Flow shkencëtarët dhe studiuesit e NASA-s i cilësojnë si tepër të rëndësishme. Harta e gravitetit të Hënës është e larmishme dhe shihet si një transformim në shumë fusha të tjera të studimit të hapësinor.

Top Channel