Anoreksikja: Nuk do t’u mësoj të tjerëve si të vdesin

18/12/2012 00:00

Peshon vetëm 25.4 kilogram, anoreksikja ekstreme Valeria Levitin mendohet të jetë femra më e dobët në botë.

Pamjet dhe vetë thirrja e saj duhet të shërbejnë si një paralajmërim për çrregullimet me ushqimin, sidomos për të gjitha vajzat që synojnë që një ditë të jenë modele.

Vetë Valeria 39-vjeçe thotë se merr e-mail nga fansa që i kërkojnë se si mund të bëhen si ajo!

“Kam marrë plot mesazhe nga vajza të reja që më kërkojnë t’u mësoj si të bëhen si unë. Ndoshta më shohin si një frymëzim për t’u dobësuar”, thotë ajo.

39-vjeçarja është përfshirë në një fushatë kundër anoreksisë dhe për këtë thotë se nuk do t’i mësojë askujt sekretin “se si të vdesin”.

“Mesazhet e marra më shtyjnë më shumë në fushatën time kundër anoreksisë. Unë nuk do t’u mësoj atyre se si të vdesin. Nuk bëhet fjalë për një lojë, për një shaka, bëhet fjalë për vetë jetën”, paralajmëron ajo.

                                                                     Valeria sot!!!!!

Valeria, e lindur në Rusi e me banim në Monako, rrëfen se si ëndrra për t’u bërë modele e shkatërroi. Një fotografi e saj në moshën 19-vjeçare e ilustron më së miri shembullin e saj, aq sa mund të dyshosh se bëhet fjalë për dy persona të ndryshëm.

                                                   Valeria në moshën 19-vjeçare

Top Channel