Një ushtri në ndjekje të një elefanti

17/12/2012 19:25

Ushtria nepaleze është vendosur në ndjekje të një elefanti vrasës, i cili ka shkatërruar banesa në disa fshatra dhe ka vrarë katër persona në tre muajt e fundit.

Elefanti, i cili duket se udhëton në zonat rurale të vendit të varfër aziatik, u pa për herë të fundit në një zonë rurale, 80 kilometra në jug të kryeqytetit Katmandu.

Ushtarët kanë marrë urdhër që të eliminojnë kafshën që në shikim të parë, pa u përpjekur që ta kapin apo ta zbusin më parë.

Në Nepal ndodhen të paktën 300 elefantë të regjistruar, të cilët përdoren kryesisht për transport.

Një vend kryesisht rural me 27 milionë banorë, Nepali kufizohet me Indinë në jug dhe Kinën në veri, ndërsa krenohet për majën më të lartë në botë, Everestin (Xhomolunga), që ndodhet në territorin e këtij shteti me përmasa të ngjashme me Greqinë.

Top Channel