21 dhjetori, fundi i të këqijave

17/12/2012 17:50

Mos kini frikë. E keqja thonë nuk ka fund, por edhe mira është e pafund. Varet se si e sheh situatën. Besoni tek me e mira dhe ajo do të ndodhe, kjo gjë vlen edhe për këtë 21 dhjetor.

Nëse do t’u referoheshim majave të famshëm dhe të shumëpërmendur, por edhe spiritualisteve të tjerë nuk ka asnjë arsye përse të frikësohemi në këtë fundviti.

Sipas teorive pozitiviste shpirtërore, periudha në të cilën jetojmë është një periudhë tranzicioni nga një epokë në tjetrën dhe është krejtësisht e natyrshme siç janë të natyrshme ciklet, ndryshimet dhe transformimet në jetën tonë dhe atë të shtëpisë sonë të madhe të perbashket: Universit.

Vete presidenti i Bolivise, Evo Morales, vendi i te cilit ka qene nje nder tokat ne te cilat u zhvillua civilizimi i majave, para disa muajsh deklaroi ne Kombet e Bashkuara se 21 dhjetori eshte fundi i egoizmit dhe fillimi i vellazerise, fundi i ndarjes dhe fillimi i bashkimit, fundi i genjeshtrave dhe fillimi i të vërtetës.

Duke iu referuar majave, kjo periudhe drejt se ciles po shkojme do te jete nje periudhe tranzicioni shpirteror drejt nje ndergjegjie me te larte.

Ky ndryshim ciklik do te ndodhe jo vetem per qeniet qe banojne ne kete planet, por edhe per planetin vete, sepse asgje nuk eshte e ndare, gjithçka eshte ne unitet dhe ne te gjithe ndikojme ne fatin dhe ardhmerine e njeri-tjetrit, pretendojnë majat.

Le te mendojme pozitivisht dhe te besojme se njerezimi, pavaresisht gjithe sfidave dhe vuajtjeve qe ka kaluar prej mije-vjeçaresh ka te ardhme dhe kjo e ardhme do te jete ajo qe ne kemi ndertuar gjithmone ne zemrat tona, edhe pse rralle e kemi pare te materializuar ne jete: Nje e ardhme ku njerezit do ta njohin njeri-tjetrin si vellezer dhe ta trajtojne si te tille.

Gjithsesi, per mosbesuesit e dyshuesit, per ata qe nuk e dine kuptimin e fjales apokalips, qe vjen nga greqishtja e lashte, ajo do te thote: “hapje”, “shpalosje”, “dalje ne drite” e jo shkaterrim e fund.

Edhe ne kete rast do te kishim vetem te mira sepse vetem dalja ne drite e te vertetave te ben te lire dhe ky do te ishte dhe fillimi i mbare i nje epoke te re te ngritjes dhe ndriçimit shpirteror.

Top Channel