Kim Jong-un është njeriu i vitit, në bazë të votave popullore në revistën “Time”.

Lideri koreanoverior grumbulloi në total 5,6 milionë preferenca, pothuajse dyfish nga ndjekësi më i afërt dhe pritet të konfirmohet si njeriu i 2012-s edhe në numrin e 19 dhjetorit të “Time”, revistës që çdo vit përzgjedh personat më të rëndësishëm të vitit.

Jong-un, i cili trashëgoi pushtetin në vendin komunist më të izoluar të botës pasi babai i tij, Kim Jong-il ndërroi jetë në dhjetor 2011, figuronte midis 40 zgjedhjeve të propozuara nga revista prestigjioze.

Personazhet e tjerë përfshinin Felix Baumgartner, austriakun që realizoi hedhjen historike nga 39 kilometra mbi sipërfaqen e tokës, presidentin e rizgjedhur të SHBA-së, Barack Obama, presidentin e Egjiptit, Mohammed Morsi, Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, këngëtarin e “Gangham Style”, PSY, Presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, drejtuesin e ri të Kinës, Xi Jinping, kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, notarin Micheal Phelps apo emigrantët e paligjshëm në të gjithë botën.

Më parë gjatë dhjetorit, Kim Jong-un fitoi edhe çmimin e Mashkullit më Tërheqës në Botë.

Megjithatë, këtë herë, çmimi iu dorëzua liderit totalitar nga një revistë satirike kineze.

Top Channel