Vlorë, personat më aftësi të kufizuar në protestë

12/12/2012 00:00

Personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Vlores kanë protestuar të mërkurën perpara prefektures së qarkut Vlorë.

Protestuesit i janë drejtuar prefektit dhe gjithë organeve përgjegjëse për shpërndarjen e pensioneve të tyre të marrin vendime të shpejta për zgjidhjen e ngërçit të tyre.

Ata kane me shume se tre muaj qe nuk kane marre pagesat e ndihmes ndaj tyre. Per shkak te pamundesise per te punuar dhe siguruar te ardhura jetesa e tyre varet teresisht ne ndihmen e shtetit e cila po vonon.

Top Channel