Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një dokumentar që do të transmetohet së shpejti në televizionet britanike po zbulon një fenomen shumë të çuditshëm që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA: bebet e rritura.
Programi tregon se si persona të rritur kanë zgjedhur të përqafojnë një jetë ku përditshmëria konsiston në ndërrim pelenash dhe përkujdesje njësoj si për fëmijët në muajt e parë të jetës.
Dokumentari shpjegon arsyet pse këta persona zgjedhin një jetë të tillë dhe prezanton prindërit që kujdesen për këta “bebe të rritura”. Ata e dinë se shumë persona i konsiderojnë perversë dhe me probleme seksuale, por shpjegojnë se kjo është një mënyrë për t’ju shmangur stresit të jetës moderne dhe jo çrregullim.

Dereku, një “bebe i rritur”, thotë: “Kur më vënë pelenat, unë kthehem në një kohë kur nuk e njihja stresin.”

Një nga bashkëshortet e një “burri-bebe” shprehet: “Mendoj se tek shumë nuse ka një lidhje si prej nëne me burrin e tyre.”

Tashmë këto “bebe të rritura”, nëpërmjet internetit, lidhen me njëri-tjetrin dhe kanë kuptuar se nuk janë të vetëm në botë me këtë “hobi”: “Ka shumë mundësi të jemi rreth 500 mijë vetëm në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Top Channel