Video/ Qielli “vishet” me ngjyra në Indonezi, regjistrohet fenomeni i rrallë i reve
Amsterdami u shndërrua të mërkurën në qytetin e parë në Holandë që pengon studentët që të tymosin marijuanë në fakultete.
Kryebashkiaku Eberhard van der Laan firmosi ligjin e ri, pas ankesave të ardhura nga kolegjet dhe universitetet, për numrin në rritje të studentëve që paraqiteshin në mësim në gjendje “të papërshtatshme” si rrjedhojë e efekteve të lëndës narkotike.
Tymosja e marijuanës është e ligjshme në Holandë, por mbajtja dhe kultivimi i saj konsiderohet ilegal. Megjithatë, ekziston një tolerancë e lartë për sasinë që një person mund të mbajë përpara se të ndiqet penalisht.
Ndonëse konsumi ndalohet përpara moshës 18-vjeçare, ankesa në rritje për nxënësit e droguar kanë ardhur edhe nga gjimnazet e vendit.
Një kundërshtar i konsumit të drograve, kryebashkiaku van der Laan u përpoq të ndalonte për të huajt tymosjen e marijuanës në kafetë e posaçme, por u detyrua të tërhiqej, si rrjedhojë e presionit publik dhe dëmit që do t’i shkaktonte një masë e tillë turizmit.
Top Channel