Twitter i ka hapur luftë Instagramit me aplikimin e ri për fotografitë,
të cilat nga dita e sotme është e mundur të modifikohen direkt nga
rrjeti social.

Twitter ka zgjedhur si partner Aviary, një shoqëri amerikane që realizon softëare për të menaxhuar fotot dhe për t’i modifikuar ato.

Funksioni është i parashikuar për celularët iPhone të Apple dhe për smartphone-t me sistem Android.

Instagram, me mbi 100 milionë abonentë në të gjithë botën, është aplikimi i fotografisë më i shkarkuar, i blerë nga Facebook për shifrën 715 milionë dollarë.

Instagram mundëson bërjen e fotove nga telefoni celular dhe, sipas dëshirës, modifikimin e tyre me një seri opsionesh, nga ai i kthimit pas, tek ai bardhezi apo me ngjyra dhe më pas shfaqjen e tyre në rrjetet sociale.

Tani, aplikimi i ri i Twitter mundëson përdorimin e 8 filtrave ose efekteve kundrejt 18 të Instagram.

Top Channel